Era Consulting

European Recruitment Agency

Rreth meje..

Une quhem Alida Jata, Themeluese dhe Menaxhere e Era Consulting.

Unë flas shqip, gjermanisht, anglisht dhe pak spanjisht.

Studimet Bachelor, i kam përfunduar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Dega Gjermanisht për Përkthim dhe Interpretim.

Që prej vitit 2018, jam e vetëpunësuar si rekrutuese e punonjësve të kualifikuar.

Rreth Era Consulting

Kush jemi ne?

Era Consulting eshte personi kontaktues për punësimin direkt të puntorëve të kualifikuar brënda BE dhe jashtë saj

Cfarë kuptojmë me personel të kualifikuar?

Personel i kualifikuar, do të thotë, përfundimi me sukses i një shkolle profesionale.

Në cilat profesione ka mungesa të profesionistëve?

Nje mungesë të theksuar të profesionistëve ka në fushën e Mjekësisë, Inxhinierise, IT-se dhe Gastronomise.

Përpara se të fillojnë punë, aplikantët ndjekin një procedurë dokumentesh në zyrat e emigracionit.

 

 Certifikimet e Huaja njihën në Gjermani. Procedura e përshpejtuar zgjat 2-3 muaj.

Ne gjithashtu kujdesemi për të gjitha dokumentet për aplikim në Ambasaden Gjermane, si dhe ofrojmë kurse të gjuhës gjermane.